Skuadra e Llapit ka barazuar me Prishtinën sot në stadiumin Zahir Pajaziti me rezultatin 0-0.Llapi e humbi mundësinë që të dilte në vendin e parë në tabelë, shkaku i këtij barazimi.
Batatina thotë se është i kënaqur që nuk e ka humbur ndeshjen.
“Mendoj që ajo që është e rëndësishme që nuk e kemi humbur derbin. Ka shumë ndeshje për tu luajtur. Kemi dhënë gjithçka nga vetja, na ka munguar goli sot. Llapi është në garë për titull deri në ndeshjen e fundit”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.
Më pas, Batatina si zakonisht edhe u ankua në referim.
“Nuk e di se çka ka Dardan Çaka me Llapin? Penalltia në fund ishte penallti, nuk duhet ta mbytësh lojtarin për tu bërë penallti. Prishtina nuk tregoi sot futboll, po vijnë me na shit mend, por jo me na tregu futboll diçka. Kampionati është i gjatë”, përfundoi ai.