Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Bastisjet në Agjencinë e Arkivave, Prokuroria jep detaje për TV Arbëria

Bastisjet në Agjencinë e Arkivave, Prokuroria jep detaje për TV Arbëria

Prokuroria ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bastisur dhe kontrolluar institucionin e Arkivës Shtetërore dhe Kadastrës.

Këto operacione janë bërë për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policine e kosoves, sipas urdherese nga gjykata ka marre aksion per bastisje dhe kontroll ne institutcionin e arkives shtetror dhe institutcionin kadastral te Republikes se Kosoves per vepren penale “ Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar” nga neni  414 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Prokurori i shtetit per cdo zhvillim te metejshem do te ju mbaje te informuar.”, ka thënë për TV Arbëria Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.