Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Bastisje në Shkup: 13 lokacione të kontrolluara, 7 persona të arrestuar për dyshime për terrorizëm

Bastisje në Shkup: 13 lokacione të kontrolluara, 7 persona të arrestuar për dyshime për terrorizëm

 

Autoritetet e sigurisë në Maqedonia e Veriut kanë zhvilluar një aksion të gjerë kundër terrorizmit, duke bastisur gjithsej 13 lokacione dhe duke arrestuar 7 persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të lidhura me terrorizmin.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, operacioni është realizuar nga Sektori për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në bashkëpunim me struktura të tjera të sigurisë. Dy nga të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në zjarrvënien e një sinagoge hebreje, ngjarje që kishte ndodhur ditë më parë dhe kishte ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe bashkëjetesën fetare.

Ky zhvillim ka rikthyer në vëmendje çështjen e radikalizimit të një pjese të individëve dhe grupeve, të cilët, sipas vlerësimeve, mund të ndikohen nga përmbajtje dhe ligjërata të ndryshme në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, ka edhe reagime që i cilësojnë këto shqetësime si fushatë kundër fesë islame dhe islamofobi.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë theksojnë nevojën për parandalim të hershëm dhe adresim të rreziqeve potenciale, në mënyrë që të shmangen pasoja më të rënda në të ardhmen.