Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bastisja në Ministrinë e Pecit po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me skandalin e fabrikës për mbetje shtazore

Bastisja në Ministrinë e Pecit po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me skandalin e fabrikës për mbetje shtazore

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Faton Peci.

Burime të Periskopit bëjnë me dije se ky Njësit po kryen një operacion edhe në AZHB, që funksionon në kuadër të MBPZHR’së.

Periskopi mëson se rasti ka të bëjë me skandalin e publikuar nga Periskopi për dhënien e tenderit për ndërtimin e fabrikës për mbetje shtazore.

Aksioni po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale.