Policia e Kosovës dje ka realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të një personi në Podujevë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy persona.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Podujevë / 19.01.2025 – 21:05. Në koordinim me prokurorin është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar dy persona.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.