Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka: UÇK-ja nuk mund të monopolizohet nga askush, uniforma i përket të gjithë atyre që luftuan për lirinë

Basri Beka: UÇK-ja nuk mund të monopolizohet nga askush, uniforma i përket të gjithë atyre që luftuan për lirinë

Basri Beka ka reaguar ndaj letrës së hapur të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, dhe redaksisë së Radio Kosovës së Lirë, duke i akuzuar se, sipas tij, po përpiqen të monopolizojnë historinë dhe simbolikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në reagimin e tij, Beka shpreh mbështetje për Nusret Pllanën, të cilin e cilëson si një personalitet me vetëdije të lartë kombëtare, duke theksuar se kënga “Trimat e Dardanisë” dhe Tubimi i Deçanit përfaqësojnë, sipas tij, vlerat e vetëdijes kombëtare dhe lirisë.

Ai pretendon se reagimet ndaj përdorimit të uniformës dhe simboleve të UÇK-së janë selektive, duke ngritur pyetjen pse, sipas tij, nuk ka pasur reagime në raste të tjera kur këto simbole janë përdorur në mënyra të ndryshme.

Beka ka kritikuar edhe redaksinë e Radio Kosovës së Lirë, duke pretenduar se historia e këtij mediumi është deformuar dhe paralajmëruar se do të flasë publikisht për, sipas tij, mënyrën se si është përvetësuar dhe paraqitur historiku i saj. Ai shton se nuk e përjashton mundësinë e ndjekjes së çështjes edhe përmes rrugëve ligjore.