Basri Beka ka reaguar ndaj thirrjes së imamit Labinot Maliqi që vajzat e mitura të mbajnë shaminë në ambientet shkollore, duke e cilësuar këtë si sfidë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme dhe rregullave të arsimit publik në Kosovë.
Në reagimin e tij, Beka thekson se Gjykata Supreme, në tetor të vitit 2025, ka konfirmuar kompetencën e Ministrisë së Arsimit për përcaktimin e rregullave të veshjes në institucionet publike arsimore, përfshirë ndalimin e veshjeve fetare sipas udhëzimit administrativ përkatës.
Sipas Bekës, thirrjet për bartjen e shamisë në shkolla publike nuk duhet të paraqiten vetëm si çështje e lirisë individuale, pasi shkollat publike në Kosovë funksionojnë mbi parimin e laicitetit dhe neutralitetit institucional.