Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka propozon: Xhamia te Muzeu i Kosovës të shndërrohet në “Muzeun Pjetër Bogdani”

Basri Beka propozon: Xhamia te Muzeu i Kosovës të shndërrohet në “Muzeun Pjetër Bogdani”

Basri Beka ka bërë një propozim lidhur me objektin e xhamisë pranë Muzeut të Kosovës në Prishtinë, duke kërkuar që ai të shndërrohet në “Muzeun Pjetër Bogdani”.

Në shkrimin e tij, Beka thotë se nëse Pjetër Bogdani gjykohet sot për qëndrimin e tij kundër Perandorisë Osmane, atëherë, sipas tij, edhe pushtimi osman duhet të kujtohet dhe të emërtohet si i tillë.

Ai propozon që në atë hapësirë të vendoset edhe shtatorja e Pjetër Bogdanit, si simbol i rezistencës shqiptare dhe i ruajtjes së identitetit kombëtar.

Beka thekson se propozimi i tij, sipas tij, nuk është kundër fesë apo shqiptarëve myslimanë, por kundër asaj që e quan “romantizim dhe glorifikim të pushtimit”.

“Prishtina duhet ta nderojë Bogdanin, jo ta glorifikojë pushtuesin”, shkruan Beka.