Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka: Ngritja e flamujve të huaj në dasmat shqiptare tregon krizë identitare

Basri Beka: Ngritja e flamujve të huaj në dasmat shqiptare tregon krizë identitare

Basri Beka ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me shfaqjen e një flamuri që, sipas tij, nuk lidhet me historinë, traditën dhe identitetin shqiptar në një ceremoni martesore.

Ai fillimisht u uroi çiftit të ri lumturi dhe mbarësi, duke theksuar se martesa është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një familjeje dhe meriton respekt.

Megjithatë, Beka vlerësoi se përdorimi i simboleve që, sipas tij, nuk kanë lidhje me trashëgiminë kombëtare shqiptare nuk është arsye për krenari, por shprehje e një krize identitare.

Në reagimin e tij, ai bëri dallimin mes respektit për besimin fetar dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, duke theksuar se shqiptarët kanë historinë, kulturën, traditat dhe simbolet e tyre, të cilat, sipas tij, duhet të nderohen në ngjarjet më të rëndësishme familjare.

Beka përfundoi duke shprehur shpresën që brezat e rinj të ruajnë krenarinë për identitetin shqiptar dhe të mos e ngatërrojnë besimin fetar me, siç u shpreh ai, braktisjen e trashëgimisë kombëtare.