Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka: Narrativa e Milazim Krasniqit i shërben propagandës serbe, historia shqiptare nuk është luftë fetare

Basri Beka: Narrativa e Milazim Krasniqit i shërben propagandës serbe, historia shqiptare nuk është luftë fetare

Basri Beka ka reaguar ashpër ndaj një shkrimi të Milazim Krasniqit, duke e akuzuar se po promovon një narrativë që, sipas tij, përputhet me interesat propagandistike të Serbisë.

Përmes një postimi, Beka thotë se përpjekja për ta paraqitur historinë shqiptare dhe konfliktin Kosovë–Serbi si një përplasje fetare është një shtrembërim i fakteve historike dhe një devijim nga karakteri etnik, kolonial dhe ekspansionist i politikës serbe.

Ai thekson se shqiptarët nuk janë përndjekur për shkak të fesë, por për shkak të identitetit të tyre kombëtar, duke shtuar se edhe shqiptarët katolikë kanë qenë viktima të dhunës dhe diskriminimit nga regjimet serbe.

Sipas Bekës, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk u bë për arsye fetare, por për t’i dhënë fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare, ndërsa mbështetja për pavarësinë e Kosovës ka ardhur nga një aleancë e gjerë e vendeve perëndimore.