Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Basri Beka: Mosvotimi i rezolutës për ish-krerët në Hagë dobëson pozitën e Kosovës

Basri Beka: Mosvotimi i rezolutës për ish-krerët në Hagë dobëson pozitën e Kosovës

Basri Beka ka reaguar ashpër lidhur me mosvotimin e një rezolute në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se çështja tashmë nuk ka të bëjë me interpretimin e historisë, por me qëndrimin politik dhe institucional ndaj saj.

Sipas Bekës, në një kohë kur edhe “zëra serbë pranojnë se krimet janë bërë për t’ia faturuar UÇK-së”, është shqetësuese që disa deputetë shqiptarë nuk gjetën guximin të votojnë një rezolutë, të cilën ai e quan minimale, për mbrojtjen e ish-krerëve në Hagë.

“Rezoluta nuk ishte për individë, por për integritetin e luftës çlirimtare dhe për shtetin që doli prej saj,” thekson Beka. Ai vlerëson se mosvotimi i saj përçon një mesazh të gabuar, duke dobësuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe duke i dhënë propagandës armike atë që, sipas tij, nuk e fitoi në luftë.

Në reagimin e tij, Beka përfundon se historia nuk rishkruhet përmes heshtjes, duke nënvizuar nevojën për unitet politik në çështje që lidhen me luftën çlirimtare dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.