Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basri Beka me deklaratë publike drejtuar Prokurorisë së Hagës: Lufta e UÇK-së nuk ishte kundër civilëve

Basri Beka me deklaratë publike drejtuar Prokurorisë së Hagës: Lufta e UÇK-së nuk ishte kundër civilëve

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Beka, ka publikuar një deklaratë publike drejtuar Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku sqaron rolin dhe angazhimin e tij gjatë luftës në Kosovë.

Në deklaratën e tij, Beka thekson se veprimtaria e tij gjatë luftës ka qenë e përqendruar ekskluzivisht në aspektin ushtarak. “Detyra ime gjatë luftës ka qenë planifikimi dhe pjesëmarrja në veprime ushtarake kundër ushtrisë dhe aparatit të sigurisë së Serbisë, kundër strukturave drejtuese të pushtetit okupues dhe atyre që bashkëpunonin drejtpërdrejt me të”, shprehet ai.

Ai nënvizon se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtuar kundër një makinerie shtetërore represive dhe jo kundër popullatës civile. “Ky ka qenë angazhim në një luftë të armatosur kundër një makinerie shtetërore represive, jo veprim kundër civilëve si kategori”, deklaron Beka.

Më tej, ai i cilëson përpjekjet për ta paraqitur ndryshe këtë realitet si të pavërteta. “Përpjekjet për ta paraqitur ndryshe janë deformim i realitetit të luftës dhe i rolit tim në të”, thuhet në deklaratë.

Screenshot