Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Basri Beka: Liria e fesë po, sundimi i fesë mbi shtetin jo

Basri Beka: Liria e fesë po, sundimi i fesë mbi shtetin jo

Basri Beka ka komentuar fjalimin e Edmund Stoiberit, duke thënë se mesazhi i tij, ndonëse i drejtohet realitetit gjerman, është i rëndësishëm edhe për Kosovën.

Beka thekson se besimtarët myslimanë janë pjesë e shoqërisë kosovare, por shteti duhet të udhëhiqet nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga normat fetare.

“Besimtarët myslimanë i përkasin Kosovës, por Islami nuk i përket shtetit të Kosovës”, ka shkruar Beka.

Sipas tij, në Kosovë respektohet liria e besimit, ndërsa shteti është laik dhe duhet të garantojë demokracinë, shtetin e së drejtës, lirinë e mendimit dhe barazinë gjinore.

Duke iu referuar fjalimit të Stoiberit, Beka ka rikujtuar mesazhin: “Myslimanët i përkasin Gjermanisë, por jo Islami”.

Ai ka theksuar se e njëjta logjikë duhet të vlejë edhe për Kosovën: “Besimtari është qytetar i barabartë dhe feja është e lirë, por shteti është laik dhe ligji është mbi çdo normë fetare.”

“Mesazhi për Kosovën është i qartë: liria e fesë po; sundimi i fesë mbi shtetin jo”, përfundon Beka.