Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka kritikon platformën “Liria ka Emër”: Solidariteti nuk është zi, lufta për drejtësi kërkon veprime konkrete

Basri Beka kritikon platformën “Liria ka Emër”: Solidariteti nuk është zi, lufta për drejtësi kërkon veprime konkrete

Basri Beka ka reaguar ndaj nismës së platformës “Liria ka Emër” për mbajtjen e dhjetë minutave heshtje kombëtare çdo ditë, në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Beka e ka cilësuar këtë ide si të çuditshme, duke kritikuar organizatorët për mungesë të ideve dhe strategjisë në mobilizimin qytetar.

Sipas tij, greva nuk duhet të ngatërrohet me heshtjen në shenjë zie, pasi greva nënkupton ndërprerjen e punës për të ushtruar presion dhe për të kërkuar ndryshime.

Ai ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së janë gjallë dhe se procesi gjyqësor vazhdon, prandaj, sipas tij, nevojitet mobilizim dhe shpresë, e jo simbolikë zie.

Në reagimin e tij, Beka ka kërkuar ide, organizim dhe veprime konkrete për mbrojtjen e kauzës së ish-krerëve të UÇK-së, duke përfunduar me mesazhin: “Solidariteti nuk është zi. Lufta për drejtësi nuk është ceremoni mortore.”