Basri Beka ka reaguar ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Osman Musliu, duke kritikuar përdorimin e foltores së Kuvendit për përcjelljen e mesazheve fetare.
Në reagimin e tij, Beka ka theksuar se luftimi i dhunës ndaj grave duhet të mbështetet në ligj, drejtësi dhe barazi, ndërsa të drejtat e grave garantohen nga Kushtetuta dhe të drejtat universale të njeriut.
Ai ka rikujtuar se Kosova është shtet laik dhe se Kuvendi duhet të jetë institucion i përbashkët për të gjithë qytetarët, pa u shndërruar në platformë për promovimin e agjendave fetare.
“Feja është e drejtë personale. Shteti është i përbashkët. Laiciteti është garanci për të gjithë!”, ka shkruar Beka.