Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Basri Beka kritikon ashpër deklaratën e kryetarit të Bashkim Ramosaj: “E papërgjegjshme dhe e rrezikshme”

Basri Beka kritikon ashpër deklaratën e kryetarit të Bashkim Ramosaj: “E papërgjegjshme dhe e rrezikshme”

Një reagim i fortë ka ardhur nga Basri Beka ndaj deklaratës së kryetarit të Deçan, Bashkim Ramosaj, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme për klimën shoqërore.

Sipas Bekës, një kryetar komune nuk ka mandat të gjykojë bindjet e qytetarëve dhe as të linçojë publikisht organizime civile që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese për organizim, asociim dhe shprehje të lirë. Ai thekson se me deklaratat e tij, Ramosaj ka dalë jashtë kompetencave institucionale dhe ka hyrë në një diskurs që nxit përçarje.

Beka vlerëson se shqetësuese është edhe logjika mbi të cilën është ndërtuar deklarata, duke theksuar se përpjekja për të delegjitimuar një lëvizje të tërë mbi bazën e disa individëve është “primitive” dhe e papranueshme në një shoqëri demokratike.

Duke folur për “Lëvizjen e Deçanit”, ai thekson se ajo nuk i përket askujt dhe nuk mund të reduktohet në emra të veçantë. Sipas tij, kjo lëvizje është një reagim qytetar ndaj problemeve si humbja e identitetit kulturor, tjetërsimi dhe dështimi institucional për mbrojtjen e trashëgimisë.

Një pjesë e veçantë e kritikës i drejtohet deklaratës së Ramosajt lidhur me “din e iman”. Beka rikujton se Kosova është shtet laik dhe se institucionet nuk funksionojnë mbi baza fetare, por mbi Kushtetutë dhe ligj.

Ai gjithashtu ngre pyetje për mungesën e reagimit të kryetarit në çështje që i konsideron të rëndësishme, siç është kalimi i 24 hektarëve tokë në administrim të Kishës Ortodokse Serbe në Deçan, duke e cilësuar këtë si një heshtje të pajustifikueshme.

Në fund, Beka thekson se organizimet qytetare nuk janë problemi, por simptomë e një situate të krijuar ndër vite, duke bërë thirrje për reflektim institucional.

“Është e lehtë me sulmu një lëvizje. Është shumë më e vështirë me mbrojt atë që është e jona,” përfundon reagimi i tij.