Basri Beka ka reaguar lidhur me një dokument të cilin e cilëson si “Top Sekret”, që sipas tij është gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit dhe përmendet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Beka pretendon se dokumenti paraqet një plan të lidhur me financimin dhe zgjerimin e strukturave fetare në Kosovë, duke ngritur dyshime për përfshirjen e Serbisë në një projekt të tillë.
Sipas tij, në dokument përmenden përdorimi i fondeve nga ambasada islamike në Beograd për ndërtimin e xhamive në lokacione strategjike, zgjerimi i medreseve, ndikimi mbi udhëheqës fetarë dhe infiltrimi në fusha si sporti, media, muzika dhe politika.
Beka thotë se, sipas pretendimeve që ai ia atribuon Prokurorisë Speciale, synimi afatgjatë do të ishte krijimi i një klime të ngjashme me “Kandaharin” në Kosovë dhe ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar ndaj vendit, me synimin për rikthimin e tij nën ndikimin ose juridiksionin serb.