Basri Beka ka reaguar ndaj një postimi të Milazim Krasniqit, në të cilin ky i fundit rrëfen një bisedë me një zyrtar amerikan të zhvilluar në vitin 2000 lidhur me rrezikun e antiamerikanizmit në Kosovë.
Në reagimin e tij, Beka ngre pyetje për atë që e cilëson si kontradiktë në qëndrimet e Krasniqit. Sipas tij, ndërsa paralajmëron për rrezikun e antiamerikanizmit, Krasniqi njëkohësisht promovon narrativa dhe ideologji që, sipas Bekës, bien ndesh me orientimin euro-atlantik të shqiptarëve.
Beka thekson se orientimi i Kosovës duhet të mbetet pro-perëndimor dhe vlerëson se çdo qasje që, sipas tij, zbeh këtë orientim, kontribuon në forcimin e klimës antiamerikane.