Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basri Beka fton qytetarët të vizitojnë platformën digjitale për historinë dhe kujtesën kombëtare shqiptare

Basri Beka fton qytetarët të vizitojnë platformën digjitale për historinë dhe kujtesën kombëtare shqiptare

Basri Beka ka bërë thirrje për njohjen dhe ruajtjen e historisë kombëtare shqiptare, duke promovuar platformën levizjaperrikthim.org, e cila prezantohet si akademi dhe bibliotekë digjitale e historisë dhe kujtesës kombëtare shqiptare.

Përmes një postimi, Beka ka ftuar qytetarët që të vizitojnë këtë platformë, të eksplorojnë përmbajtjen e saj dhe ta shpërndajnë atë te miqtë, familjarët dhe brezat e rinj.

Ai ka theksuar rëndësinë e njohjes së figurave historike, ngjarjeve, dokumenteve dhe përpjekjeve që kanë formësuar rrugëtimin e kombit shqiptar, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Njiheni historinë – ruajeni kujtesën – përcilleni dijen!”