Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka: Blasfemia nuk është krim, Kosova mbetet shtet laik

Basri Beka: Blasfemia nuk është krim, Kosova mbetet shtet laik

Rasti i ashtuquajtur i “djegies së Kuranit” në Çabrat të Gjakovës, sipas Basri Bekës, ngre më shumë dyshime sesa sqaron fakte. “Faktikisht, nuk ka djegie të dokumentuar, por vetëm një libër fetar i dëmtuar, pa autor të identifikuar, pa motiv të provuar dhe pa asnjë provë që dëmtimi është bërë për të përçuar urrejtje,” tha Beka.

Ai kritikoi reagimin e institucioneve dhe të BIK-ut, duke theksuar se deklaratat për “mision kriminal”, “ideologë” dhe thirrjet për ndjekje penale janë të rrezikshme: “Këto tentojnë ta shndërrojnë një shoqëri laike në një shoqëri ku ndjeshmëria fetare kërkon trajtim penal,” shtoi Beka.

Sipas tij, Kosova është një shtet i lirë, laik dhe demokratik, ku “blasfemia nuk është krim, ndjenja fetare nuk është standard penal, dhe liria e shprehjes, edhe kur është e pakëndshme, mbrohet nga Kushtetuta.” Ai paralajmëron se çdo tentativë për ta kriminalizuar këtë liri është “hap drejt censurës, frikësimit dhe deformimit të rendit kushtues.”