Sokol Bashota ka njoftuar se pas pesë viteve hetime nga Gjykata Speciale në Hagë, nga sot është i pushuar nga të gjitha hetimet.
Bashota përmes një postimi në Facebook, u shpreh se pushimi i hetimeve ndaj meje është një trium i pastërtisë së luftës së UÇK-së.
“Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi ai.
“Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cënuar normat ligjore dhe ato njerëzore”, tha ndër të tjera Bashota.
Postimi i plotë: