Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bashkimi Evropian paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit, shkak shtypja e protestave

Bashkimi Evropian paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit, shkak shtypja e protestave

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendosjen e shpejtë të sanksioneve të reja ndaj autoriteteve përgjegjëse për “shtypjen” e protestave antiqeveritare në Iran, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Von der Leyen e ka cilësuar si tronditës numrin e viktimave gjatë protestave në Iran dhe ka dënuar “përdorimin e tepruar të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të të drejtave të qytetarëve atje”.

Ajo ka theksuar se në koordinim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, “do të propozohet me shpejtësi vendosja e sanksioneve të tjera ndaj atyre që janë përgjegjës për represionin”.

“Ne qëndrojmë përkrah popullit të Iranit, i cili po marshon me guxim për lirinë e tij”, ka shtuar Von der Leyen.