Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje sigurie me Ukrainën në Bruksel.

Pakti i konfirmuar sot synon të plotësojë marrëveshje të ngjashme të nënshkruara midis Ukrainës dhe aleatëve të saj, shkruan Sky News.

Marrëveshja thekson angazhimin e BE-së për të ndihmuar Ukrainën fushën e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë dërgesat e armëve, trajnimin ushtarak, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe çminimin.

Lituania dhe Estonia nënshkruan gjithashtu marrëveshje sigurie me Ukrainën, duke iu bashkuar disa vendeve të tjera që ofrojnë një angazhim afatgjatë për të ndihmuar Kievin.