Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe njëherësh profesori i vetëm i mjekësisë familjare në Kosovë, i specializuar edhe në urologji, Bashkim Gllareva, ishte i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria.
Gjatë intervistës, Gllareva foli gjerësisht për synimet dhe programin e tij si kandidat për deputet, duke prezantuar eksperiencën e tij profesionale dhe planet për zhvillimin e shëndetësisë dhe shërbimeve mjekësore në vend.
“Unë kam vërejtur se në këtë fushë, ku jam specializuar, ekziston një mungesë në disa aspekte. Duke qenë i angazhuar si urolog dhe si profesor, kam njohuri të thella për të mirat, por edhe për të metat e kësaj lëmie.
Përvoja ime praktike është e gjerë: kam punuar rreth 4 vjet si mjek i përgjithshëm në mjekësinë familjare në Drenas, kam ofruar shërbime për rreth 9 vite në Aeroport, dhe njëkohësisht kam vazhduar studimet për doktoraturë’- shtoi Gllareva.
Dr. Bashkim Gllareva është kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe mban numrin 59 në listën e partisë.