Bashkim Bajoku ka pasur paraqitje shumë të mirë ndaj Leon Vranjesh në Kampionatin Evropian U-22 të boksit.
Me dy nok-daune që në raundin e parë, Bajoku, detyroi gjyqtarin të ndërpresë luftën me Leon Vranjesh të Bosnjës e Hercegovinës.
Ai me këtë ka siguruar medalje evropiane në Kampionatin Evropian U-22 të boksit.
Bajoku u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kg.
Kosova merr pjesë edhe më dy boksierë të tjerë në këtë garë: Drilon Thaqi (75 kg) dhe Taulant Jakupi (86 kg).
/TV Arbëria