Bashkësia Islame në Besianë, ka dalë me një reagim ndaj idesë së ndërtimit të kryqit rreth 100 metra në këtë vend.
Në reagim thuhet se nuk ka ndodhur ndonjëherë që të ketë ndonjë lëkundje të vllazërisë për shkaqe të fesë.
“Asnjëherë nuk ka rrëfime se ne si shqiptarë për shkaqe fetare kishim ndonjë lëkundje të vëllazërisë dhe angazhimit të përbashkët për liri”, thuhet në reagim
Reagimi i plotë:
Deklaratë e lëshuar pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve
Besimtarë të dashur!
Tradicionalisht dhe historikisht, populli ynë shquhet për respekt të ndërsjellë dhe durim në mendime e bindje.
Asnjëherë nuk ka rrëfime se ne si shqiptarë për shkaqe fetare kishim ndonjë lëkundje të vëllazërisë dhe angazhimit të përbashkët për liri.
Kauzat tona ishin unike; një gjuhë, një komb e shtet. Besimet tona kontribuan në të gjitha fushat e segmentet e jetesës sonë. Hoxhollarët e të kaluarës historike në krah me popullin, hapëruan pa u lodhur për mbarësinë e qytetarëve e vendit tonë.
Por ja që ditët e fundit, elemente të panjohura, sidomos në komunën tonë, kanë sjell misionarë që po trokasin në dyert e secilit për thirrje në konvertim. Ata misionarë të panjohur për ne nuk kan të drejtë të shkelin në respektin e mikpritjen tonë, duke tentuar imponimin e besimit fetar ndryshe nga që është në Llap.
Ne u bëjmë thirrje të gjithëve për maturi e kujdes si dhe ruajtje e respektim të besimit të shumicës në Podujevë e rrethinë.
Ne nuk jemi asnjëherë kundër asnjë besimi fetar, por edhe njëkohësisht nuk duam të provokohemi pa asnjë arsye. Hyrja në shtëpi të secilit pa e njohur adresën, mund të prodhoj efekte të pa këndshme që ne si Bashkësi Islame e si Podujevë nuk e duam, dhe u kujdesem në vazhdimësi për paqe dhe qetësi.
Silluni me butësi, ashtu siç feja jonë e bukur islame na mëson, por kurrësesi mos pranoni literaturë që tentojnë t’u dhurojnë.
Ne me krenari bartim identitetin e pjestarit të fesë të cilën Allahu e zgjodhi për njerëzimin!
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Kurani
Lexo edhe: