Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bashkëpunimi publiko-privat në shëndetësi, kyç për nevojat e qytetarëve

Bashkëpunimi publiko-privat në shëndetësi, kyç për nevojat e qytetarëve

Bashkëpunimi në mes institucioneve publike të shëndetësisë dhe atyre private është vlerësuar si i domosdoshëm për përmbushjen e nevojave të qytetarëve, në Seminarin e Asociacionit të Spitaleve Private në Kosovë. Ministri Arben Vitia e ka cilësuar si të domosdoshëm bashkëpunimin në mes dy sektorëve gjersa ka thënë se MSH veçse ka në proces ndryshimin e udhëzimeve administrative të cilat do të lehtësojnë punën e të dyja palëve

Është njëri ndër sistemet më vitale për mirëqenien e qytetarëve.

Por në disa raste, sistemi shëndetësor publik nuk ka arritur t’i përmbush nevojat e qytetarëve.

E dyert e spitaleve private janë ato që u vlerësuan të nevojshme për shëndetin publik në seminarin e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës.

I njëzëri ishte edhe ministri Arben Vitia, i cili tha se hapat për bashkëpunim të thelluar veçse po bëhen.

“Msh me qëllim zë adresimit të shqetësimeve tuaja, por edhe hartimin e politikave koherente është duke ndryshuar udhëzimin administrativ 06/2015 për kushtet spitalore ku pjesë e ndryshimeve kanë qenë edhe anëtar të ASPK-së”, ka deklaruar ai.

“Është e rëndësishme të jemi partnerë e jo konkurrent sepse vetëm kjo e forcon partneritetin sepse përndryshe mund të bëhemi edhe pengesë për njëri tjetrin dhe s’ka kosto efektive për asnjërën palë. Mbi të gjitha këtë mund ta vuajnë edhe qytetarët”.

Kosova ka arritur të jetë pjesë e Asociacionit Evropian të Spitaleve Private, ndonëse vet ende nuk është pjesë e BE-sw.

E kjo sipas drejtuesit të saj, është mundësia ideale për të shkëmbyer përvojat.

“Duhet të jemi të lidhur jo vetëm në spitale por edhe jashtë tyre. Cilësia varet nga shërbimet por rezultatet janë afatgjate, na nevojiten shkathtësi të reja për të ndihmuar në rezultate”, ka theksuar Paul Garassus, kryetar i Unionit Evropian të Spitaleve Private.

Se përshtatja e politikave shëndetësore kosovare me ato të BE-së është vitale, e thonë edhe anëtarë të tjerë të ASPK-së.

“Mundësitë e përmisimit të sistemit legjislativ të shëndetësisë në Kosovë dhe reformat ligjore. Kjo përfshin rishikimin e lihjeve ekzistuese dhe krijimin e udhëzimeve administrative që adresojnë nevojat e Kohës…Kosova ka shum arsye per te iu pershtatur politikave shëndetësore te BE-se, standartet e larta, integrimi ne BE, menaxhimi i burimeve, permisimi i shendetit publik, BE ofron modele per permisim”, ka deklaruar Armend Agani, anëtar i ASPK-së.

E hapësirat në Ligjin aktual pritet t’i mbush ai që veçse ka hyrë në fuqi.

“Siç e dini të gjitha shërbimet që nuk ofrohen në publik, me udhëzimim aktual mund të përfitojnë mbështetje të caktuar referuar faktit që buxheti nuk mund të ia mbulojë të gjitha. Megjithatë MSH ka zhvilluar dhe promovuar që këto shërbime të jenë në nivelin më të këndshëm. Si fond, jemi zotuar që politika të tila mos të kenë barrën financiare për të udhëtuar për shërbime të cilat mund të merren në Kosovë dhe fatmirësisht ligji që është aprovuar, i ka definuar mundësitë e kontraktimit, gjë që ka munguar në ligjin aktual”, ka theksuar Armir Keka, Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Në ASPK bëjnë pjesë 29 spitale private të Kosovës.