Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dëshmi të reja: “Bashkëpunëtori i djalit të Vuçiqit i përfshirë në sulmin në Banjskë”

Dëshmi të reja: “Bashkëpunëtori i djalit të Vuçiqit i përfshirë në sulmin në Banjskë”

Autoritetet e Kosovës kanë vazhduar me prezantimin e dëshmive të reja, edhe dy javë pas sulmit terrorit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Të dielën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar një dokument personal të një serbi, që tha se janë gjetur pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë.

Sipas Sveçlës, dokumenti i përket Millorad Jevtiqit që “njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danillo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.

“Nga pesë vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, katër herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”, pretendoi Sveçla.

Ai tha se gjetja e këtij dokumenti dëshmon se Jevtiq ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj policisë së Kosovës. Ministri tha po ashtu se Jevtiq është identifikuar si një ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës.

/TV Arbëria