Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bashkëluftëtarët e kujtojnë dëshmorin Fehmi Kastrati

Bashkëluftëtarët e kujtojnë dëshmorin Fehmi Kastrati

Sa herë që vijnë në pushime në Kosovë, e vizitojnë edhe këtë vend.

Besim Gashi e Afrim Shala vijnë çdo vit në fshatin Lladrovc të Malishevës për ta përkujtuar, bashkëluftëtarin e tyre Fehmi Kastrati i njohur si “Dinamiti”.

Gashi tregon për aktivitetin e tyre që kishin në atë kohë me dëshmorin në këtë zonë në kohën e luftimeve me forcat serbe.

Derisa, Afrim Shala e përshkruan atë si një njeri të zotë në fushën ushtarake por edhe rrëfen për momentin kur tashmë ai ishte vrarë në vijat e frontit.

E nëna e tij nën emocione tregon se i biri i saj vazhdimisht ishte angazhuar në mbrojtjen e atdheut.

“Po ashtu, ajo e ka të freskët edhe ceremoninë e varrimit të të birit ku tregon se çfarë kishte deklaruar para mediave ndërkombëtare”, thotw Bahtije Kastrati.

E vëllau i dëshmorit Ali Kastrati, thotë se i ndjeri asnjëherë nuk e dinte ndjenjën e frikës nga armiku, derisa shprehet krenar për veprën e tij.

Fehmi Kastrati u vra më 16 tetor të vitit 1998 e ku tashmë shkolla e fshatit Kishnarekë të Drenasit e mban emrin e tij.