Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basha zhvilloi takim konsultativ me Osmanin

Basha zhvilloi takim konsultativ me Osmanin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi është mbajtur pas përfundimit të seancës konstituive, ku Basha e informoi Presidenten për hapat e ndërmarrë deri tani dhe për proceset që duhet të vijojnë më tej.

Teksa thuhet se të dy krerët institucionalë theksuan rëndësinë e ecjes me dinamikën e paraparë kohore në mënyrë që të mundësohet zgjedhja sa më e shpejtë e Qeverisë së re, si dhe nevojën për funksionalitet institucional dhe stabilitet politik përballë sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare.