Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basha s’iu bindet thirrjeve të diplomatëve që të mos sulmohen Gjykata e gjyqtarët – flet për luftë kundër liderit të tij

Basha s’iu bindet thirrjeve të diplomatëve që të mos sulmohen Gjykata e gjyqtarët – flet për luftë kundër liderit të tij

Pavarësisht thirrjeve të diplomatëve të Bashkimit Evropian, anëtarët e Vetëvendosjes kanë vazhduar sulmet e tyre ndaj Gjykatës Supreme, pasi që kjo e fundit mori vendim për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje.

Kësaj radhe është deputeti i VV-ës, Dimal Basha, ai që ka sulmuar  gjykatën duke thënë se ‘‘Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin’’.

Tutje, edhe Basha njëjtë si Koordinatorja e Komiteteve të kësaj partie, Dejona Mihali, ka përmendur qeveritë e kaluara, Thaçi, Haradinaj e Hoti, duke thënë se të njëjtat kanë vendime të tilla.

Baza është i Ligjit për Qeverinë, i cili thotë se, “Qeveria në dorëheqje kryen vetëm dhe ato të planifikuara me Planin vjetor të punës…”

Gjykata Supreme ka vendos se për Qeverinë ‘digjitalizimi i arkave fiskale ëë ë!’

Pra këta gjyqtarë kanë marrë rolin e ekzekutivit, dhe kanë vlerësu se “më e domosdoshme” është ruajtja e monopolit të arkave të vjetra – që zhvatin përditë bizneset – sesa një reformë që synon modernizimin dhe lirimin e tregut nga ky monopol kriminal.

Pra përmbledhja është e thjeshtë, Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin.

Në anën tjetër të gjitha qeveritë në detyrë (Hoti, Haradinaj, Thaqi…) kanë marrë vendime të njejta, por në asnjë rast NUK janë luftu nga gjykatat, kurse qeverinë e Albin Kurtit e luftojnë me krejt mjetet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot, ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme

“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.

Ky qëndrim i Orav është përkrahur edhe nga ambasadorët e tjerë në Kosovës, siç është rasti i ambasadorit francez Olivier Guerot.