Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basha për Radojiçiqin: Kumara politik i Thaçit

Basha për Radojiçiqin: Kumara politik i Thaçit

Dimal Basha, deputet i VV-së i ka reaguar ish-presidentit Thaçi, i cili në një intervistë duke folur për rastin e Banjskës pyeti se si është e mundur që u lejua largimi i dhjetëra të armatosurve qetësisht.

Basha ka thënë se Radojiçiqi, të cilin e ka quajtur “kumara politik i Thaçit”, fshihet në Serbi.

“Kqyrja gajlet kti!

Shkruni letër Hashimit, kallxoni që ky ‘kumari’ i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej!

N’kohën e tij Radojçiçi ka ba ‘dasëm’ në Veri!”, ka shkruar Basha.