Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basha për deklaratat e Ramës: I frikësuar për fatin e tij, nuk u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre

Basha për deklaratat e Ramës: I frikësuar për fatin e tij, nuk u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre

Kryetari i grupit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij sulmoi drejtësinë.

Në një postim në Facebook, Basha akuzon Ramën se nuk u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura të papaguara apo mbrojtjen e shtëpive të tyre, por tani, i frikësuar për veten, sulmon SPAK dhe mbron korrupsionin.

“Edi Rama nuk u shqetësua kur burgosi burra, gra e fëmijë vetëm se s’paguanin dot faturën e dritave apo mbronin shtëpitë e tyre, të cilat ua shembi në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar kulla korrupsioni.

Sot, i trembur se Erion Veliaj do ta marrë pas vetes për çfarë kanë bërë bashkë me bankomatin e tyre, siç e konsiderojnë ata Bashkinë e Tiranës, bën si i përdëllyer për burgosjen e tij.

Sulmet ndaj SPAK dhe mbrojtja e korrupsionit janë prova kokëforta se Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet. Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron interesat e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.