Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basha krahasoi RTK-në me RTS-në serbe, AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit të VV-së ndaj gazetares së RTK-së

Basha krahasoi RTK-në me RTS-në serbe, AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit të VV-së ndaj gazetares së RTK-së

“Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar intimidimin publik të deputetit të VV-së, Dimal Bashës, ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi.

AGK-ja përms një njoftimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të raportit të Reporterëve Pa Kufij, i cili e nxjerri Kosovën në pozicionin më të keq.

“AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi. Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti”, thueht ën njoftim e AGK-së.

Basha e ka krahasuar, RTK-në me televizionin shtetëror serb, RTS, kur është pyetur nga gazetarja Foniqi – Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin. Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

AGK-ja, e ka përgëzuar gazetaren Foniqi – Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit.

Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve./RTK/