Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Basha i reagon PDK-së: Kushtetuesja nuk ka thënë zgjidhni e merrni çka ju pëlqen!

Basha i reagon PDK-së: Kushtetuesja nuk ka thënë zgjidhni e merrni çka ju pëlqen!

Dimal Basha, deputet i Vetëvendosjes e ka dhënë edhe një interpretim të Aktgjykimit të Kushtetueses, lidhur me atë se si duhet të votohet për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Bashës, PDK po kërkon që paragrafi 187 të respektohet vetëm pjesërisht e jo në plotni.

“Ta trajtojmë si të plotë, sepse Gjykata nuk ka thënë zgjidhni e merrni çka ju pëlqen!”, ka shkruar Basha.

Basha thotë se Dehari e ka provuar 6 herë votimin e hapur dhe pasi ka dështuar zgjedhja e Kryesisë, Kushtetuta sipas tij lejon edhe votimin e fshehtë.