Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Deputeti i LVV-së Dimal Basha ka reaguar sërish për intervistën e tij të kontestuar në RTK.

Përmes një shënimi në Facebook ai ka reaguar ndaj AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Basha thotë se liria e shprehjes nuk e amniston askënd nga kritika, përfshirë edhe AGK-në.

Sipas tij Kushtetuta e garanton lirinë e shprehjes edhe për deputetët.

Derisa në reagimin e tij ndaj Ricardo Gutierrez, Basha thotë se është i befasuar më ketë të fundit që i kërkon Kurtit ta “disiplinojë deputetin”.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë sulm por ka kritikë, e sipas tij, “kritika është liri e shprehjes në Kosovë”.

Postimi i plotë i Bashës

ndaj AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, z. Ricardo Gutierrez!

ë ë ë ë “ .”

Mirë, unë ju kërkova t’i tregoni publikut se cili ka qenë sulmi im ndaj jush, dhe nuk keni dhënë asnjë argument të vetëm! Unë i dhash kritikat e mia, që janë pjesë e lirisë se shprehjes, por që ju s’po keni përgjigje dhe po i bëni dy gabime elementare.

E para, po kërkoni amnisti, mirëpo ja që liria e shprehjes nuk e amniston askënd nga kritika, përfshi AGK-në! Tjetra, është hipokrizi, sepse kur ju kritikoj unë e kualifikoni si sulm, kurse kur raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan e përmban të njejtën kritikë, nuk bëni zë dhe nuk kërkoni që Amerika ta mbyll gojën. Nuk e kuptoj se cila pjesë e këtij argumenti është e paqartë?!

E dyta, ju lutem lexoni me kujdes analogjinë dhe mësoni për rrëzikun që po e shkaktoni kur e cilësoni kritikën si sulm!

() Po thuani që 3 kritikat e mia ndaj AGK-së janë sulme!

() Sulmet ndalohet dhe ndëshkohet me ligj, pra janë vepra penale!

() Rrjedhimisht pra po kërkoni që të dënohem dhe të shkoj në burg për kritikat që unë i kam ndaj jush?!

Po thoni se jeni të thirur të mbroni lirinë e shprehjes për gazetarët dhe mediat, kurse po kërkoni të ma dënoni mua po të njejten të drejtë! ë ë ë ë ëë ë ë, ç ë ë, ë ! Pra, kjo është jashtëzakonisht e rrëzikshme, sepse po kërkoni amnisti për vete kurse ndëshkim për mua, për të njejtën drejtë që ju duhet ta dini Kushtetuta e garanton për të gjithë!

Unë besoj se ky është debat i shëndetshëm, por thirrja që njëra palë të shtypet e ngulfat debatin dhe rrjedhimisht lirinë e shprehjes. Këto janë gabime amatoreske që për besë e dëmtojnë lirinë e shprehjes, dhe po më vie keq që në këtë rast po më duhet me mbrojt lirinë e shprehjes nga vet ju! Ju mund të ankoheni edhe te BE-ja edhe te Lajcaku e Borelli, por liria e shprehjes nuk është e drejtë ekskluzive vetëm për ju, por për të gjithë qytetaret!

ë ë , ë ë !

E para, nuk ka asnjë sulm por ka kritikë, e sic do duhej ta dinin, kritika është liri e shprehjes në Kosovë, jo sulm!

E dyta, nuk po e kuptoj çfarë sistemi vlerash është thirja nga pozita juaj që të kërkoni nga Kryeministër vendi që ta hesht një deputet! Nuk e di sa keni njohuri për mua, por unë jam deputet i pavarur në mendime, dhe se ëë ë ç . Më tej, ëë – ë ë ’ ë ë ë ë ë . Nuk besoj që do ta kishit të njejtin guxim dhe t’i shkruani një letër të tillë një kryeministri apo deputeti belg. Unë jam i shkolluar në SHBA ku liria e shprehjes është e shenjtë dhe u takon të gjithë qytetarëve, përfshi deputetët, dhe të njejtin standard po kërkoj edhe për Kosovën, prandaj qasja dhe kërkesa juaj është absurde dhe anti-demokratike!

Për fund, me “Boll më” mund të ju drejtohesh fëmijëve tu, e jo një deputeti të një vendi demokratik, sepse unë nuk ndjehem inferior ndaj teje dhe askujt që ma cenon të drejtë time të kritikoj lirshëm! Unë nuk pres më shumë nga AGK sepse nuk besoj që e njohin shumë si fushë, por më vie keq që ti si sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve ke guximin ta kërcënosh me heshtje një deputet sepse nuk po t’pëlqen kritika ndaj kolegëve tu në AGK, të cilat kritika i gjeni edhe në raportet ndërkombëtare.

Ju i keni dal në mbrojtje edhe Klan Kosovës, por tani edhe KPM-së, por fatmirësisht ne e njohim gazetarinë e devollëve në Kosovë më mirë se që ti e sheh me dybli nga Belgjika! Kështu që pres një qasje më demokratike, dhe është absolutisht e papranueshme kërcënimi për heshtje ndaj një deputeti të një vendi demokratik, që fatkeqësisht po tingëllon më shumë si administrator i UNMIK-ut, e jo mbrojtës dhe promovues i lirisë së shprehjes!

Powered by WordPress