Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të javë së tetë në La Liga.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që tentonin golin dhe kishin rastet e tyre.
Dodi Lukebakio dhe Ivan Rakitic rrezikuan për Sevillan, ndërsa Joao Felix kishte dy raste për Barcelonën.
Pas minutës së 30-të Barcelona kishte edhe tre raste, me Raphinhan dy herë dhe një herë tentuan me Fermin Lopez që dështoi nga një pozitë ideale.
Edhe në fillimin e pjesës së dytë të dy skuadrat kishin nga një rast, ku Gavi dhe Djibril Sow ishin afër golit.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 76-të, kur goditjen e Lamine Yamal dërgoi një top drejt portës i cili u devijua nga Sergio Ramos për të përfunduar në rrjetë për 1-0.
Deri në fund edhe pse kishte raste, rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona mori fitoren e gjashtë sezonale dhe me 20 pikë aktualisht është lider në La Liga.
Sevilla mbetet e 12-ta me 7 pikë të tubuara.
/TV Arbëria