Joao Felix vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pas rikthimit te Atletico Madrid.
Sulmuesi portugez ishte i huazuar te Barcelona sezonin e fundit, megjithatë katalunasit nuk e kanë shfrytëzuar opsionin për blerjen e tij.
Në 44 ndeshje zyrtare Felix me fanellën e Barcelonës ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Megjithatë Barcelona nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare dhe Felix nuk është as në planet e Atletico Madrid.
Benfica është duke kërkuar transferimin e tij, me klubin portugez që kishte fituar 127 milionë euro vite më parë kur e largoi në drejtim të Atletico Madridit.
Klubi portugez po kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje në fund të sezonit 2024/25.
Interesim për Joao Felix ka shprehur edhe Aston Villa, megjithatë Atletico Madrid po synon të fitojë rreth 55 milionë euro nga shitja e tij.