Barcelona raportohet se po kërkon të transferoj tre lojtarë të rinj për të përforcuar skuadrën vitin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat spanjolle, blaugranasit janë duke eksploruar tregun në kërkim të një mesfushori defanziv dhe dy mbrojtës të krahut për sezonin e ardhshëm. Xavi dëshiron konkurrencë për Oriol Romeun dhe ka kërkuar që të ketë të paktën dy lojtarë për çdo pozicion në skuadër.
Katalanasit i kanë sytë tek Joshua Kimmich, pasi ai ka vetëm edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Bayern Munich, e cila skadon në verën e vitit 2024. Barcelona gjithashtu ka në listën e dëshirave edhe Jorginhon e Arsenalit, Thiago Alcantara të Liverpool dhe Guido Rodríguez të Real Betisit, në rast se nuk arrijnë te objektivi i tyre kryesor Joshua Kimmich.
Megjithëse Xavi mund të llogarisë në shërbimet e Sergi Robertos dhe Marcos Alonsos për të zëvendësuar Joao Cancelon dhe Alejandro Balden, ai dëshiron të përforcojë bankën rezervë dhe për këtë arsye është duke kërkuar dy mbrojtës.
Që të dy, Roberto dhe Alonso kanë më pak se një vit në kontratat e tyre dhe mund të mos marrin një ofertë rinovimi nëse klubi është në gjendje të bindë Villarrealin ta shesë Juan Foyth i cili ka një klauzolë lirimi prej 54 milionë eurosh.
E ardhmja e Cancelos është gjithashtu e pasigurt pasi ata do të duhet të negociojnë një çmim me Manchester Cityn nëse dëshirojnë të blejnë përfundimisht kartonin e tij. Prandaj, klubi do të shikojë opsione me kosto të ulët.
/TV Arbëria