Barcelona po shikon rreth mundësisë për ta rikthyer në skuadër Lionel Messin, kontrata e së cilit skadon këtë verë te Paris Saint-Germain, me yllin argjentinas që nuk po tregon shenja se dëshiron të vazhdojë të ardhmen në Francë, raporton “Mundo Deportivo”.
10-shi legjendar i Barcelonës u largua nga “Camp Nou” në vitin 2021, pasi që bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit u komplikuan për shkak të krizës financiare që e kishte kapluar klubin.
Dhe pas dy vitesh në Paris, Barcelona tani është duke përgatitur një ofertë dhe ta rikthej fituesin e shtatë Topave të Artë.
Klubi beson se Messi është i etur për një rikthim pasi që bisedimet me PSG kanë ngecur, pjesërisht që mendohet se është për shkak të një përpjekjeje për uljen e pagës për të shmangur marrjen e sanksioneve nga Fair Play Financiar (FFP).
36 vjeçari përfiton £740,000 (841,000) në javë te PSG, kontratë kjo e cila skadon më 30 qershor të këtij viti.
/TV Arbëria