Kryesia e La Ligës së fundi e ndaloi Barcelonën të regjistrojë lojtarë të rinj, duke miratuar dispozita të reja në lidhje me Fair Play Financiarin.
La Liga shtrëngoi kriteret për shpenzimin e parave për transferime dhe rroga lojtarësh dhe kështu Barcelona hasi në problem me regjistrimin e Olmos, i cili është i vlefshëm deri në fund të vitit.
Përkatësisht, Barça gjeti një mënyrë për të fituar 120 milionë euro në katër ditë, duke shitur vendet në zonën VIP të stadiumit të ri të rikonstruktuar Camp Nou, për një periudhë më të gjatë kohore.
Nëse plani i Barcelonës do të “funksionojë” dhe nëse do të fitojnë vërtet një shumë kaq të madhe parash për katër ditë, mbetet për t’u parë.
Katalunasit e sollën atë nga RB Leipzig këtë verë në një transferim prej 55 milionë eurosh.