Barcelona ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Portos me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Porto e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Stephen Eustaquio, por Ter Stegen ishte në vend.
Barcelona u kundërpërgjigj me Joao Felix, por Diogo Costa bëri pritje të madhe.
Goli edhi në fundin e pjesës së parë kur Ferran Torres doloi i vetëm me portier dhe nuk gaboi duke shënuar për 1-0.
Në pjesën e dytë Porto prodhoi shumë raste, por i përballën me formën e jashtëzakonshme të Ter Stegen që priste çdo goditje.
Porto kërkoi penallti dhe u dha në minutën e 80-të, por që pas rishikimit të VAR u anulua.
Madje portugezët shënuan me Mehdi Taremin, por që sërish u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona mori fitoren e dytë me radhë në grupe.
/TV Arbëria