Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga.
Katalonasit triumfuan në udhëtim ndaj Valencias 1:2 në ndeshjen e xhiros së parë të edicionit të ri në elitën e futbollit spanjoll.
Por, nuk ishte e lehtë për ekipin e drejtuar nga Hansi Flick, që u dëshën të përmbysnin rezultatin për ta shijuar fitoren.
Ishte Duro i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Lewandowski barazoi shifrat pas asistit nga Yamal.
Ishte pikërisht sulmuesi polak që shënoi në minutën e 48-të nga penalltia për 1:2 që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Kësisoj, Barcelona e nis me fitore sezonin e ri, kurse Lewandowski me dy gola, teksa do të synojë ta fitojë edhe “pichichin”.