Ndeshjen më të madhe të klubeve, pas 4 humbjeve rradhazi e fitoj Barcelona me rezultat 0-4, por që ky epilog ka një shpjegim ndryshe, nga ajo që pasqyron rezultati, pasi në pjesën e parë ishte Real Madrid që jo vetem që luajti më mirë por edhe shënoj edhe 2 gola të cilet u anuluan nga VAR, njëri për vetëm disa milimetra. Është e habisthme se si Barcelona arriti të zë në pozitë jashtë loje Realin, me lojtarë të shpejtë si Mbappe e Vinicius me të cilet Anceloti është dasht tp fitoj ndeshjen lehtësisht.
Në pjesën e dytë ndryshoj gjithçka, u vërejt mungesa e madhe e portierit më të mirë në botë Courtua i cili në asnjë mënyrë sdo ta lejonte Lewandoskin të shënoj me jë goditje aq të të lehtë si goli i parë i tij. Pastaj Reali u çrregullua, në mbrojtje e sidomos me mungesa si ajo e Carvajal, të cilin aspak nuk arriti ta zëvendsoj Lucas i cili ishte fajtori kryesor në golin e Rafinjas, por edhe pas 0-2 Reali mund të kthehej në lojë, pasi Mbappe u gjend përballë me portier, por çuditrisht nuk arriti të shënoj.
Pas kësaj ndeshja nuk kishte më histori, sepse Reali lëshoj ritmin dhe u duk sikur as nuk ishin të interesuar për të luftuar rezultatin.
Megjithate retultati nuk ishte shume real sepse siq tha edhe Wenger ndeshja mund te perfundonte 4-4 ose ndoshta edhe te fitonte krejt ndeshjen Reali, por vlenë të permendet se kjo humbje vjen mbas 43 ndeshjeve të Realit pa humbje, dhe kjo ndodhë pas një ecurie aq të gjatë , një ditë duhet të ndodhte, por jo në këtë mënyrë.
Barcelona tani e sheh veten e vetme me 6 pikë më shumë se Reali në tabelë dhe është favoriti kryesor për La Ligan. /TV Arbëria