Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Barcelona do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Barcelona do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Barcelonës do t’i jepet licenca për të garuar sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, sipas spekulimeve në Spanjë, pavarësisht se është nën hetime për shkak të pretendimeve se klubi ka bëra pagesa të jashtëligjshme drejt zëvendës-presidentit të Asociacionit të Referëve.

Të mërkurën, gara e Barcelonës për titullin e La Ligas morri një goditje pasi humbi 2:1 nga Rayo Vallecano, ndërsa është ende 11 pikë para Real Madridit me shtatë ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit.

Barcelona veçse është kualifikuar direkt në fazën e grupeve në sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Kishte disa pretendime se Barcelona mund të përjashtohej nga Liga e Kampionëve pasi prokurorët e akuzuan klubin për korrupsion në muajin mars, për pagesat e supozuara të bëra për nënpresidentin e atëhershëm të komitetit spanjoll të arbitrave.

Kjo bëri që UEFA të nxisë hetimin e vet për pretendimet ndaj Barcelonës, megjithëse ata nuk kanë gjetur ende ndonjë arsye për të ndëshkuar klubin.

Prandaj, “Mundo Deportivo” bën të ditur se komiteti përgjegjës për çështjet do t’i japë një licencë të Ligës së Kampionëve gjigantit katalunas më 15 maj, në përputhje me procedurën normale.

/TV Arbëria

Powered by WordPress