Me përjashtim të një kthese dramatike, Barcelona do të ketë një kapiten të ri për sezonin 2024/2025.
Blaugranasit ende nuk i kanë dhënë lamtumirën Sergio Robertos, përkundër 18 viteve të tij në klub, por ata ende nuk ia kanë rinovuar kontratën e cila i ka skaduar një muaj më parë.
Roberto mori shiritin e kapitenit nga Sergio Busquets verën e kaluar si lojtari më me eksperiencë tek Barcelona, ndërsa Marc-Andre ter Stegen, u shoqërua nga Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo si zëvendëskapiten.
Mediumi katalanas SPORT tani ka raportuar se në përjashtim të ndonjë befasie, Ter Stegen pritet që të zgjidhet kapiteni i ri i Barcelonës. 32-vjeçari tashmë ka një dekadë që është pjesë e tyre, më shumë se sa bashkëlojtarët e tij.
Në rast se largimi i Robertos konfirmohet, atëherë do të thotë se një fytyrë e re do të bëhet pjesë e grupit të liderëve.
Ka disa opsione që Barcelona mund t’i konsiderojë. E përditshmja katalanase përmend se edhe Pedri ka mundësi të mira, pasi ka qenë pjesë e klubit tash e katër vite, ndërsa Ilkay Gundogan ose Robert Lewandowski, të cilët janë të njohur për Hansi Flick pas periudhave të tij tek Bayern Munichu dhe Gjermania, janë gjithashtu në mesin e kandidatëve.
Teknikisht, Clement Lenglet është futbollisti më me eksperiencë në ekipin e Barcelonës, por ai pritet që të largohet këtë verë.
Personaliteti i Pedrit nuk e bën atë një lider të natyrshëm, andaj kjo do t’i shkonte më shumë përshtati Araujos që njihet për natyrën e tij të liderit dhe si lojtar agresiv