Barça do të regjistrojë Dani Olmo dhe Pau Víctor në merkaton e janarit dhe madje mund të ketë hapësirë për ndonjë përforcim tjetër nëse është e nevojshme, pasi do të hyjë në rregullin 1-1 në javët e ardhshme.
Klubi blaugrana po finalizon negociatat për të aktivizuar një mekanizëm të ri financiar që do të sigurojë rreth 200 milionë euro dhe do të zgjidhë situatën menjëherë.
Operacioni përqendrohet në shitjen paraprake të ulëseve VIP speciale në “Camp Nou”-n e ri për një periudhë prej 20 vitesh, një model i ngjashëm me atë që realizoi Real Madrid këtë verë dhe që disa klube të tjera europiane kanë kryer.
Klubi po punon që gjithçka të përfundojë para fillimit të merkatos dimërore, duke lejuar që të veprojë normalisht si tani ashtu edhe gjatë verës.