Blog Post

Arbëria TV > Sport > Barça “peshkon” në Premierligë

Barça “peshkon” në Premierligë

Barcelona e kishte top-synim sensacionin e Euro 2024, Nico Williams, i cili në fund zgjodhi të vazhdojë të luajë me Athletic Bilbaon, së paku edhe për një vit.

Dhe, të vetëdijshëm se nuk do të mundë ta transferojnë 22 vjeçarin në këtë verë, “Blaugrana” tash po shikojnë pista të tjera.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” shkruan se gjiganti katalunas i ka drejtuar sytë kah Premierliga, përcjell “Gazeta Express”.

Katalunasit ia kanë vënë syrin futbollistit ofanziv të Liverpoolit, Luis Diaz, i cili është në listën e ngushtë të tyre.

Barça po mundohet ta përforcojë krahun e majtë të sulmit dhe ndërkohë e pëlqen edhe futbollistin e Bayern Munichut, Kingsley Coman.