Siç bëhet e ditur nga Fabrizio Romano, Barcelona ka kompletuar të gjitha dokumentet për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez.
Kontrata aktuale e Martinez me Bilbaon skadon në fund të këtij sezoni, dhe mbrojtësi do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.
Barça i ka ofruar një marrëveshje dy vjeçare Martinez, dhe tani po pret për Financial Fair Play për ta regjistruar kontratën si transferim në formën e lojtarit të lirë.
Martinez pranoi ofertën e Barçës në muajin mars siç u bë e ditur nga Gerard Romero, dhe tani është vetëm çështje kohe që transferimi të kompletohet.
/TV Arbëria