Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Barazimi ndaj Prishtinës së Re fatal për Deden, shkarkohet nga Ferizaji

Barazimi ndaj Prishtinës së Re fatal për Deden, shkarkohet nga Ferizaji

Trajneri nga Shqipëria, Nevil Dede është shkarkuar nga Ferizaji.

Kjo vjen pas barazimit të djeshëm ndaj Prishtinës së Re, e cila doli të ishte fatale për Deden.

Këtë e njoftuan në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, shkruhet në njoftimin e Ferizajit.

Dede, ju kishte bashkuar Ferizajit në tetor të vitit të kaluar, ku në 24 ndeshjet e tij si trajner fitoi 10, barazoi 5 dhe humbi 9.